Albulena Haxhiu i përgjigjet ashpër PDK-së për Glauk Konjufcën

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj një deklaratë të PDK-së në lidhje kinse sqarimet që duhet t`i bëjë Glauk Konjufca për lidhjet e tij me “Syrin e Popullit”

Ajo këto akuza të PDK-së i ka quajtur përpjekje të dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Shkrimi i plot i saj në Facebook:

“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.

Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.

PDK-ja duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv.”

Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Freitag, 24. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme