Albulena Haxhiu mohon takimin VV-LDK

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojnë takimet e tyre së shpejti.

Nëkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka mohuar takimet mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo tha për klankosova.tv se këto dy parti shumë shpejt do të takohen, por aktualisht nuk ka ndonjë gjë të tillë.

“Kurti dhe Mustafa nuk janë në takime. Ende nuk është vendosur. Besoj se do të ketë së shpejti”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, sipas disa raportimeve në media u tha se dy krerët e partive janë takuar mbrëmë në shtëpinë e Mustafës në periferi të Prishtinës, por asnjëra parti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Edhe sot u raportua për një takim në objektin e AUK-ut, por një gjë të tillë e mohoi Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme