Thiago Alcantara dëshiron që të largohet nga Bayern Munchen pasi ka vendosur që të mos nënshkruajë kontratë të re me ta, sipas Spox.
29 vjeçi beson që kjo verë është rasti i tij i fundit që t’i bashkohet ndonjë top klubi tjetër, tash që Liverpool po e konsideron një ofertë për të.
Në anën tjetër, Bayern mund të jetë i gatshëm që të përfitojë nga shitja e tij para se ai të bëhet agjent i lirë më 2021.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë pritet që t’i kërkojnë së paku 50 milionë euro në mënyrë që ta lënë ish-lojtarin e Barcelonës që të largohet.