“Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Kosovës”, Krasniqi merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një postim në Facebook shkroi se aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës.

“Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale”.Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik”, shkroi ai.

Të ngjashme