Aleanca për Shqiptarët nuk kthehet në Qeveri

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 15:58 | Nga

Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se në asnjë formë nuk do të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje të re qeveritare, të cilës nuk do t’i paraprijë proces zgjedhor parlamentar.

Ky vendim unanim i ASH-së bazohet në indikacionet se kjo garniturë qeverisëse nuk është mjaftueshëm bindëse në angazhimin e saj për reforma rrënjësore në vend dhe sidomos në indiferencën e saj rreth sjelljes dhe zbatimit të parimeve dhe funksionalizimit të shtetit ligjor.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e faktorit ndërkombëtar dhe qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke mbajtur qëndrim inkurajues, por duke rikujtuar të gjitha palët e involvuara në proces se emërtimi i ri duhet të jetë i përkthyeshëm ndërkombëtarisht dhe assesi nuk duhet të asocojë njëanshëm në gjuhën dhe alfabetin vetëm të një etniteti të caktuar në vend.

Në këtë formë zgjidhja e këtij problemi shumëvjeçar do të pasqyrojë realitetin multietnik të vendit dhe do të luajë rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe tolerancës afatgjate në vend”, njofton partia./Koha

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme