Aleancat nuk janë të përjetshme. Dihet se presidenti Wilson e Perandoria Austro-Hungareze e bënë Shqipërinë shtet. Pastaj ishin dy dekada te Shqipërisë demokratike ku i krijuan partitë, shtypin e lirë, institucionet demokratike dhe Shqipëria u bë pjese e Evropës në kuptimin e plotë të fjalës.
Por pastaj erdhi Enver Hoxha ne pushtet dhe për 50 vite Shqipëria ishte rreshtuar në anën e gabuar dhe ishte vendi më i izoluar në botë, qytetarët jetuan në gjendje te tmerrshme, të varfër e të burgosur, të internuar dhe ekzekutuar.
SHBA-ja e Serbia kanë lidhje diplomatike qe 140 vjet, por gjatë kohës së Millosheviqit Amerika e NATO e bombarduan Serbinë plot 78 ditë shkaku i Kosovës dhe e ndalën represionin serb mbi shqiptarë e na bënë shtet.
Të njëjtat raporte miqësore Serbia i kishte edhe me Anglinë e Francën, por ato morën pjesë ne luftë kundër Millosheviqit dhe e njohën Kosovën si shtet.
Qe tri vite prejse ka ardhë Kurti në pushtet, kanë ndryshuar rolet, sot Kosova shihet si agresor i cili i shtypë te drejtat e serbëve.
Nese vazhdohet ky trend i antiamerikanizmit nga Kurti e krerët e institucioneve keq i kemi punët.
Por eshte detyre e jona, e secilit qytetar te Kosovës, shqiptarëve si shumicë që ti kundërvihen kësaj qeverie e krerëve të institucioneve me të gjitha mjetet.
Kosova si shtet i papërfunduar, nuk mbijeton as 24 orë pa BE-në, NATO-n e Amerikën.
Sot në krye të shtetit ndodhen njerëz të cilët asnjë meritë nuk e kanë për liri e pavarësi, përkundrazi çdoherë e kanë frenuar zhvillimin e forcimin e shtetit me kauza të shpifura serbe e ruse.