Aleksandar Jabllanoviq jep dorëheqje

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 10:32 | Nga

Sekretari shtetëror i Serbisë në Ministrinë e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Jabllanoviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij

Pas arrestimit të vëllait të tij, Mark jabllanoviq, Aleksandar ka dalë publikisht dhe ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga posti, shkruan Vesti.

Jabllanoviq ka thënë se e pranon përgjegjësinë që vëllai i tij bashkë me gruan, janë transportuar me automjet zyrtar, por se “nuk i pranon akuzat e tjera të rreme” se kanë kryer vepër penale me atë automjet zyrtar.

Jabllanoviq thekson se kjo ka shkaktuar reputacion të keq në Qeverinë e Serbisë, dhe se ai do ta dëshmojë edhe në gjykatë.

“Sulmet e fundit pa dëshmi të tilla në gazetat e përditshme, janë trillime dhe fantazi”, ka thënë Jabllanoviq.

“Unë nuk marrë përgjegjësi nëse vëllai im dhe gruaja e tij kanë kryer vepër penale me automjetin zyrtar – si ato shpifjet e drogës që u thanë, por unë e pranoj që vëllai im është arrestuar, dhe si i tillë, ai është vëllai im”, ka thënë Jabllanoviq, duke shtuar se përgjegjësia është e tij që ua ka lejuar ta marrin në përdorim automjetin zyrtar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme