Ali Ahmeti më dy dhe tre shtator do të paraqitet në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa afatet për propozimin e një qeverie të re po rrjedhin, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të jetë në ulësen e Kuvendit më 2 shtator. Prokurorët ndërkombëtarë nga Kosova kanë kërkuar që lideri i BDI-dë të jetë në dispozicion për dy ditë për të dëshmuar.

Zëdhënësi Prokurorisë Special për krime të luftës në Kosovë, Christopher Bennett për “Telma” tha se deri sa nuk është ngritur aktakuza, nuk mund të thuhet pse dhe në çfarë cilësie është thirrur udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai tha se Prokuroria Speciale e Kosovës dhe gjykata nuk kanë dhënë detaje në publik deri në vendimin përfundimtar, as nuk dihet kush është akuzuar dhe kush është dëshmitar, dhe theksoi se “kjo rregull vlen edhe për Ahmetin”.

“Ne nuk japim detaje në lidhje me asgjë që lidhet me hetimin tonë. Informacioni që po thoni (se ai u thirr për të dëshmuar) mendoj se vjen nga vetë Ahmeti”, tha Bennett.

Lideri i BDI-së konfirmoi se ai ishte thirrur të dëshmojë para prokurorëve të Prokurorisë Speciale në Kosovë më 2 dhe 3 shtator.

Zëdhënësi Bennett thotë se ata nuk kanë seli apo zyrë përfaqësuese në Kosovë, gjykata dhe prokuroria janë të vendosura në Hagë. Një qytet evropian në këtë rast Haga është zgjedhur si vendi i Gjykatës Speciale të Kosovës për të shmangur presionin e publikut, por edhe për të mbrojtur dëshmitarët në rastet në të cilat figura të larta politike të Kosovës paraqiten gjithashtu si të akuzuar.

Sidoqoftë, prokuroria mund të marrë një deklaratë kudo, ndërsa në Kosovë ata përdorin objekte të caktuara sipas nevojës.

“Ne nuk kemi asnjë zyrë ose objekt ​​në Prishtinë apo Kosovë. Gjithçka është e vendosur në Hagë në Hollandë. Hetimi ynë do të zhvillohet në shumë vende të ndryshme dhe kjo (deklarata e Ahmetit në Prishtinë) është gjithashtu e mundur”, shpjegoi Bennett.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme