Qytetarët e Kosovës me 17 tetor u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë.
Ky proces zgjedhor vjen pas zgjedhjeve parlamentare të realizuara me 14 shkurt ku Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 50% të votave në nivel vendi.
Por si pritet të renditet ky subjekt politik në zgjedhjet e 17 tetorit?
Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, duke komentuar zgjedhjet loake dhe pritshmëritë që janë për LVV-në, tha se gjasat që kjo parti të marrë rezultatin e njëjtë si në zgjedhjet e 14 shkurtit janë zbehur.
“Eshtë e vërtetë që pritjet e mëdha të VV-së që ta korrë rezultatin e njëjtë si në zgjedhjet e 14 shkurtit duket që janë zbehur dhe gjasat janë goxha të vogla që të vijë përsëri tek rezultati i zgjedhjeve parlamentare” tha Alija për “Gazeta Blic”
Ai tuje potencoi se është gabim kur bëhet krahasimi ndërmjet zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale për disa arsye.
Alija tha se mbetet të shihet se sa do të ndikojë tek votuesi situata e rënduar pandemike që po mbizotëron në këto momente.
“Nuk e di a mund t’i krahasojmë rezultatet e zgjedhjeve lokale me ato parlamentare. Edhe atëherë kur Vetëvendosja është thirr me rezultatet e 14 shkurtit të zgjedhjeve parlamentare dhe ka thënë që këtë rezultat ka gjasa që ta përsërisë edhe në zgjedhjet lokale ka qenë gabim sepse nuk bëhet krahasimi ndërmjet zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare. Gjithmonë është një dallim shumë i madh, në zgjedhjet lokale votohet për kryteraë të komunave dhe për anëtarë të Kuvendeve komunale ku në lojë hyjnë pastaj liderët lokalë dhe shumë pak vihet në shprehje figura e liderit, pavarsisht se Vetëvendosja e ka një strategji dhe do ta ketë edhe gjatë fushatës, të tentojë ta përdorë figurën e kryeministrit Kurti në zgjedhjet lokale”
“Por gjasat janë zbehur shumë në periudhën e pandemisë, me rritjen e numrit të vdekjeve, shtrimeve në spitale dhe mbi të gjitha me kritikën e madhe që e ka marrë ministri Vitia. Kjo duhet të shihet sa ka lanë gjurmë tek votuesi dhe sa është e mundur që t’i sjellë Vetëvendosjes një dobësim ose rënie në votë, klima e krijuar me pandeminë. Ka edhe elementë të tjera që janë shumë të rëndësishme, siç janë kandidatët për kryetarë komunash, mobilizimi i strukturave, mënyra e të bërit fushatë, sigurimi i balotazheve në komuna dhe pastaj ndertimi i koalcioneve në ato balotazhe sepse do të jetë shumë e rëndësishme shumë e rëndësishme në agrën e balotazheve kush cilin e përkrah. Pra janë të gjitha këto elementë që kanë rëndësi se kush do të ejtë në fund fitues i zgjedhjeve lokale” deklaroi Alija për “Gazeta Blic”
Lëvizja Vetëvendosje dhe ministri Vitia po kritikohen jashtëzakonisht shumë për situatën e rënduar pandemike në të cilën ndodhet vendi,
Vetëm gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën nga Covid 32 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 612 të tjerë.
Pas kësaj situate të rënduar, ministri Vitia, njoftoi se vaksinimet pritet të kryhen edhe gjatë fundjavës.