Ezgjan Alioski është blerja më e re e skuadrës angleze Leeds.
Skuadra angleze po përgatitet maksimalisht për tu ngjitur në Premier Ligën Angleze, pasi deri tani ka transferuar plot nëntë lojtarë.
17 golat e 14 asistime në 36 ndeshje në sezonin e fundit i kanë mundësuar Alioskit transferimin në Angli, aty ku gjen Kaleb Ekubanin, i cili shkëlqeu me Partizanin.
Alioski ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, ndërsa Leeds nuk i ka zbuluar detajet financiare të blerjes së 25-vjeçarit, i cili kërkohej nga shumë klube.