Aliti nga BDI pritet të emërohet kryetare e Komisionit për letra me vlerë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:20 | Nga

Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për kryetare të Komisionit për letra me vlerë në Kuvendin e Maqedonisë, është caktuar Nora Aliti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe e njëjta pritet të votohet të hënën, njofton Portalb.mk.

Seanca e Komisionit për letra me vlerë do të mbahet të hënën, në ora 11:00.

Për anëtarë të komisionit janë propozuar Lile Delixhakova, Dushko Goshevski, Kiril Jovanovski dhe Zoran Kolev, ndërsa për përfaqësues të qeverisë në parlament, janë ministri dhe zëvendësminstrja e Financave, Dragan Tevdovski dhe Shirete Elezi.

Ndryshe, Nora Aliti në përbërjen e fundit parlamentare ishte edhe deputete e BDI-së nga zona e VI zgjedhore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme