Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se në vazhdimësi po punohet që bashkimi me Shqipërinë të bëhet në mënyrë të natyrshme.
Aliu, në një prononcim për Ekonomia Online, pohoi se kufiri ndërmjet të dy vendeve ka bërë vetëm ndarjen artificiale ndërmjet të dy vendeve.
“Ne po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme. Deri tash kufijtë që na kanë ndarë kanë qenë artificialë”.
Aliu sqaroi se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë për hekurudhën Prishtinë-Durrës, do të financohet nga të dy qeveritë.
Madje sipas tij, ky projekt është i rëndësishëm për Kosovës sepse po iniciohet projekti i zhvillimit i portit në Durrës.
“Marrëveshjen që e nënshkruam për komplet ndërtimin e hekurudhës. Së pari do ta bëjmë studimin e fizibilitetit i cili do të jetë projekt i përbashkët. Pra do ta bashkëfinancojmë të dy qeveritë. Së pari do ta bëjmë çlirimin e fezibiliteti i cili do të jetë projekt i përbashkët. Fizibiliteti do ta përcaktojë saktë trasenë e kalimit të linjës hekurudhore”.
Ai ka shpjeguar në detaje projektin, duke shtuat se parashihet që të jetë tejet modern e që do të ketë benefite për të dy vendet, raporton EO.
“Ajo çka po ndodh në Shqipëri është mjaft me rëndësi edhe për Kosovën. Pra këtu po iniciohet projekti i zhvillimit i portit në Durrës i cili do të shndërrohet në transport të mallrave. Do të jetë port modern i cili ka nevojë për linjë hekurudhore me korridore evropiane”.
“Hekurudha aktuale e cila lidh Durrësin me Tiranën dhe në Shkodër do të ketë mundësi të bëhet linja e re nga prej Luginës së Drinit nëpër liqe deri në qafën e Morinës ku del në pjesën e Kosovës në Ponashec. Kjo do të jetë e rëndësishme sepse poeti i Durrësit përmes Prishtinës krijon qasje në korridore evropiane”.
“Ndërsa për Prishtinën është se do të jetë stacioni i parë i këtyre mallrave nga Durrësi drejt Evropës. Kjo do të krijojë mundësin e zhvillimit industrial për shkak se është kyçje në linjat hekurudhore. Meqenëse kjo linjë shkon drejt Podgoricës kyçja do të jetë më e mira përmes Prishtinës për shkak se linja ekzistuese që Tivari ka me Beogradin është linjë e cila ka lartësinë tepër të lartë dhe shumë do të jetë shfrytëzimi i linjës hekurudhor”.