Aliu: Diaspora na solli deputetin e 32-të

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 13:45 | Nga

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Librun Aliu ka falënderuar përmes një postimi në Facebook të gjithë mërgimtarët, të cilët e kanë votuar Vetëvendosjen gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas Aliut, këto vota, Vetëvendosjes ia sollën edhe deputetin e 32-të në Kuvendin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Liburn Aliut:

Votat e diasporës na e sollën deputetin e 32-të. Nga votimi me postë morëm 2592 vota. Këtij numri duhen shtuar mijëra vota të tjera nga ata që kjo e drejtë iu refuzua por që nuk hezituan të marrin rrugën e gjatë për në vendlindje për të votuar për ndryshim.

Mobilizimi qytetar kudo e solli këtë mundësi. Tani të gjithëve na presin shumë punë.

Ndihem krenar për pastërtinë e fitores sonë.

Faleminderit mërgimtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme