Aliu: Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i kësaj sfide

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka kërkuar nga qytetarët e tij që të kenë durim në luftln ndaj pandemisë Corona-19.

Aliu ka kërkuar që të qëndrojnë edhe më tutje nëpër shtëpitë e tyre, duke thënë se edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore të këtij shekulli.

Statusi e plotë i tij:

Mos e hidhni poshtë durimin e deritanishëm!

Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit – virusin COVID 19 apo i njohur si CoronaVirus-i.

Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë!

Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime!

Ju ditët gjithherë të respektoni rregullin, unë kam bindjen se edhe këtë thirrje time do ta dëgjoni!

Ju në shtëpi, shëndeti i mbrojtur gjithsesi!

Të ngjashme