Aliu: Ferizaj është gati për të ndihmuar Shqipërinë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave që humbën jetën gjatë ditës së sotme nga tërmeti në Shqipëri

Postimi i plotë:

“Mëngjesi sot çeli me tragjedinë që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, por që lëkundjet u shtrinë edhe anembanë Kosovës. Ngushëllime familjeve për jetët e humbura e kurdoherë si gjithë Kosova edhe Ferizaj është gati për të ndihmuar me gjithë forcën tonë rimëkëmbjen nga shkatërrimi”.

“Lutemi për shpëtimin e jetës së qytetarëve nën rrënoja, besimplotë se jeta do të ngadhnjejë mbi vdekjen”

Të ngjashme