Kryetari i Ferizajit Agim Aliu, ka thëënë se vazhdimisht janë duke marrë masa mbrojtëse për mbrojtje nga rreziku i përhapjes së Coronavirusit. Ferizaj ka marr e po merr vazhdimisht të gjitha masat mbrojtëse për ballafaqimin e sukssesshëm me rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i. Asnjë ferizajas i infektuar me COVID-19, […]
Aliu: Ferizaj ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen nga COVID-19

Kryetari i Ferizajit Agim Aliu, ka thëënë se vazhdimisht janë duke marrë masa mbrojtëse për mbrojtje nga rreziku i përhapjes së Coronavirusit.
Ferizaj ka marr e po merr vazhdimisht të gjitha masat mbrojtëse për ballafaqimin e sukssesshëm me rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i.
Asnjë ferizajas i infektuar me COVID-19, është njoftimi i profesionistëve shëndetësor. Për ta minimizuar mundësinë e shfaqjes e përhapjes së këtij virusi, në Shtabin Emergjent u morën këto vendime:
- Të ndalojmë frekuentimin e qytetarëve në parqe e hapësira tjera malore, për të shmangur ekspozimin masiv ndaj virusit;
- Po furnizojmë qytetarët me kapacitet të plotë me ujë të pijshëm, mirëpo lusim që të kursehet e të përdoret arsyeshëm uji i pijshëm;
- Dezinfektuam me preparate kimike, higjienike përveç shesheve e rrugëve kryesore edhe rrugët dytësore me frekuentim e dendësi më të madhe të qytetarëve;
- Apelojmë që të mbrohen malet e fushat, mos të ndizet zjarr, në të kundërtën dënime të rënda presin kryesit.
Nuk është dita për shetitje, as të lejojmë të rrjedh kot çezma e ujit, ndezja e zjarreve jo e jo, andaj mbrojmë veten, familjen e gjithë shoqërinë duke respektuar këto masa.











