Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar 1700 maturantë ferizajas që sot ju janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore.
Ai ju ka uruar atyre suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke ju bërë thirrje atyre që në të ardhmen ti shërbejnë shtetit e shoqërisë me dijet.
Postimi i plotë:
Rreth 1700 maturantë ferizajas, sot po marrin pjesë në Testin e Maturës Shtetërore!
Të gjithë maturantëve, ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre profesional, duke i shërbyer në të ardhmen e afërt, shtetit e shoqërisë me dijet e tyre profesionale.