Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë arritur të paguajnë një pjesë të madhe të borxheve që ishin lidhur me shpronësimet, raporton Ekonomia Online.
“Ministria e jonë ka arritur që projektet që i kemi pasur për shkak të shpronësimeve, rreziqet nga penallti e shumta, qoftë me fonde të huaja ose me kredi. Kemi arritur që mbi 120 milionë euro t’i bëjmë pagesa të viteve të shkuara, dhe tani presim që edhe me 20 milionë të tjera”.
“Vetëm në fushën e pronave private kemi pasur mbi 102 milion euro borxh, dhe këto kanë mbetur në më pak se 17 milion euro. Pra është një çështje që na ka rënë më pak ta diskutojmë, dhe mjaft e rëndësishme, kemi folur që nuk bëjmë projekte më të reja pa i realizuar procedurat e shpronësimit”, ka thënë Aliu, në konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë.