Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi.
Aliu ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e Odës Ekonomike të Rajonit të Samsunit për t’i hedhur hapat e parë dhe hapur rrugën e bashkëpunimit ekonomik.
“Në vizitën zyrtare që po zhvillojmë me bashkëpunëtorë në Republikën e Turqisë, takuam sot, drejtuesit e Odës Ekonomike të Rajonit të Samsunit, për t’i hedhur hapat e parë dhe hapur rrugën e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve në Ferizaj nga biznese të këtij rajoni, të dalluar për potencialin e zhvillimin e hovshëm ekonomik”, është shprehur Aliu.