Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjarët dhe dashamirët e futbollit për vdekjen e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.
Aliu e ka quajtur Vokrrin si “Maradona Shqiptare” dhe ka thënë se është i lumtur që ka qenë njëri ndër shikuesit e lojës së tij, transmeton Ekonomia Online.
“Lajmi për vdekjen e parakohshme të “Maradonës Shqiptare” – ikonës së futbollit mbarëshqiptar Fadil Vokrri, na pikëlloi të gjithëve. Sporti kosovar humbi ikonën. Federata e Futbollit të Kosovës, mbeti pa drejtuesin emblematik. Futbolli dhe dashamirët e tij janë në zi”, thuhet në ngushëllimin e Aliut.
“Tifozët janë të heshtur. Jam i lumtur që isha njëri ndër shikuesit e lojës së tij të futbollit në epokën e artë të legjendës, Fadil Vokrri. Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve! Lamtumirë legjendë Vokrri!”, përfundon ngushëllimi.