Ferizaj fiton grantin prej 400 mijë euro, Aliu: Komuna jonë prijëse edhe në projekte të energjisë së ripërtrishme

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se kjo komunë është prijëse edhe në projekte të energjisë së ripërtrishme, duke treguar këtu për projektin e radhës të fituar.

Aliu në një postim në Facebook ka treguar se sa ka qenë vlera e projketit të fituar nga Ferizaj, prej BE.

“Sot, mirëprita kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun me bashkëpunëtorë, në nisje të projektit ku komunat tona janë partnere, me grantin rreth 400,000 eurove të përfituar nga BE në kuadër të Fondeve IPA, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar, me ç’rast Ferizaj përfiton sisteme të paneleve diellore, të cilat do të vendosen në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ShFMU “Jeronim de Rada”, ShFMU “Gjon Serreçi” dhe në Kopshtin “Ardhmëria jonë”, investim ky që prodhon mesatarisht në vit rreth 123.000 kWh, që padyshim mbulon nevojat e këtyre institucioneve si dhe redukton mesatarisht koston e faturës së shpenzimit të energjisë elektrike për afro 135,168 euro në vit”, thuhet në shkrimin e tij.
Ai ka investuar njërën nga shkollat ku do të kryhet ky investim.

Aliu ka thënë se investimi natyrisht është i mirëpritur nga drejtuesit e stafi i shkollës dhe tejet i nevojshëm për Ferizajn, veçanërisht në këto rrethana të krizës energjetike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme