Vdes ish-drejtori komunal dhe aktivisti i LDK-së, Ismet Vranovci

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen e ish-drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe aktivistit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Aliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Vranovcit.

Postimi i plotë:

Me dhembje mora lajmin rrufe, se papritmas sot, ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit të Komunës, ish drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Ike e na dhe lamtumirën herët, bashkëqytetar e koleg i dashur, vepra e kontributi që le pas, për Ferizajn e ferizajast, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme në historikun e institucioneve tona. Të qoftë i lehtë dheu e dritë pastë shpirti yt!

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme