Agim Aliu rikandidon në Ferizaj

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të rikandidojë në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

“Po, e konfirmoj se z.Aliu do të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet lokale. Është e konfirmuar nga partia”, ka deklaruar Sherifi.

Ndryshe, edhe vetë Aliu para disa muajve kishte deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Ai kishte deklaruar se i ka tejkaluar premtimet e tij të fushatës elektorale.

Aliu i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka marrë mandatin e parë në zgjedhjet komunale të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme