Aliu prezanton 100-ditëshin e punës, Spitali i Ferizajit do të ndërtohet në maj

Ferizaj | 19 Pri 2018 | 16:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një konferencë për medie ka prezantuar punën e tij si udhëheqës i komunës gjatë 100 ditëve.

Aliu tha se gjatë kësaj periudhe me caktimin e koordinatorit të Inspektoratit Komual kanë arritur që të kenë rezultate konkrete në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe konfiskimin e 2 ton mish të prishur brenda tri jave.

“Përmes rritjes së kontrollit të produkteve që ofrohen në treguan e Ferizajt me ç’rast për tri javë janë konfiskuar dhe asgjësuar mbi 2 ton mish dhe nën produkte të tij të prishur. Jam zotuar para qytetarëve se shëndeti i tyre do të jetë i garantuar sa i përket kompetencave të komunës sonë dhe këto rezultate janë domethënëse në betejën tonë për ligjshmërinë dhe garantimin e shëndetit të qytetarëve”, tha ai.

Kreu i Ferizajit, gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se në fillim të muajit maj do të nisin punimet për Spitalin e Ferizajt.

“Projekti më madhor për shëndetësinë ferizajase në dekadat e fundit është edhe ndërtimi i spitalit të ri rajonal në Ferizaj. Dhe ky tashmë është lajmi më i mirë se në fund të prillit, respektivisht në fillim të majit pas përfundimit të procedurave ne do vëmë gurthemelin e Spitalit Regjional të Ferizajt”, ka thënë ai.

Sa i përket çështjes së urbanizmit në Ferizaj, Aliu ka theksuar marrëveshjen me qeverinë e Kosovës në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Kjo marrëveshje sipas tij do të ndihmojë fillimin e fazës së parë të bashkimit të qytetit dhe projekteve të tjera infrastrukturore.

“Në fushën e infrastrukturës është projekti i bashkimit të qytetit, faza e parë, për këtë kemi siguruar edhe mbështetjen e Qeverisë se Republikës së Kosovës pas rishikimit të buxhetit të Republikës se Kosovës respektivisht nga Ministria e Infrastrukturës. Duke e konkretizuar edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit dhe financimit që kemi nënshkruar përmes së cikës Ferizaj do të përfitoj një grant prej 20 milionë eurosh për fillimin e realizimit të fazës së parë të bashkimit të qytetit dhe projekteve të tjera infrastrukturore”, u shpreh Aliu.

Të ngjashme