Deputeti Liburn Aliu, në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit, tha se duhet të kërkohet përgjegjësi dhe analizë e hollësishme për 53 milionë eurot, raporton Ekonomia Online.
“Autostrada Prishtinë-Hani Elezit është nënshkruar nga qeveria në largim. Ajo ka qenë një kontratë që kontraktuesit i jep shumë autoritet dhe që qeveria është shumë pak e përfshirë. Për shkak të testimeve të mëdha që i ka bërë Bechtel Enka, në faqet e malit janë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut. Kur u nënshkrua kontrata, qeveria ka qenë shumë e papërgjegjshme, sepse ka ofruar buxhet më pak sesa është dashur”.
Sipas Aliut, përgjegjësia për zgjatjen e kontratës është te vonesa e pagesave, raporton EO.