Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk beson që Juan Cuadrado do të rikthehet më në këtë edicion.
Anësori është lënduar dhe ka operuar kofshën, ndërsa nuk është në skuadër tash e një kohë.
“Cuadrado ka pasur një kontroll të shtunën, ndërsa është duke vazhduar me tretmanin e tij”.
“Është normale që Cuadrado të mos jetë gati, por ju po më “pyetni e ka e ka mbyllur sezonin Cuadrado?”.
“Shpresoj që jo, por aktualisht Cuadrado nuk është i gatshëm, do ta shikojmë pas 20 ditësh kur të mbyllen ndeshjet e kombëtarëve”.
“Situata e tij mund të mbyllet për dy ditë, por mund të zgjatë me dy muaj ose gjashtë muaj. Ky është realiteti i situatës”.
“[Federico] Bernardeschi është i ndryshëm për shkak se ai ka një traumë. Ne shpresojmë ta kemi përsëri sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Allegri për lëndimet.