Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, do ta lë Juventusin në fund të këtij stinori pas pesë vjetësh te ky klub.
Atij i kanë mbetur edhe dy javë për t’i zhvilluar këtë sezon, ku edhe do ta festojë titullin e pestë me radhë si kampion i Italisë.
Allegri dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli, pritet të flasin në një konferencë për media të shtunën, ndërkaq ndeshjen e fundit ai do ta ketë me Sampdoria-n më 26 maj.
Përpos shumë trofeve, Allegri kishte arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve duke humbur në të dyja rastet.