Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e cila u shkarkua nga ky post në fillim të kësaj jave nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i është përgjigjur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, pasi që kishte thënë se ajo u shkarkua pasi ka paraqitur Kosovën si vend islamik.
Lama përmes profilit të saj në Facebook, ka publikuar një intervistë të saj në një prej mediumeve italiane ku ka folur për shtetin e Kosoëvs dhe për përkatësin fetare të Kosovës.
Në këtë intervistë, Lama kishte thënë se Kosova nuk është vend i radikalizuar ashtu siç paraqitet në shumë media joprofesionale.
“Mendoj që paraqitja e imazhit të Kosovës si vend i radikalizuar, siç e prezantojnë disa medie joprofesionale ose siç e paraqet propaganda e Beogradit, është e dëmshme dhe larg nga e vërteta”, kishte thënë Lama.
Lama kishte thënë se Kosova është një shtet sekular dhe ka kushtetutë më moderne në Evropë.
“Fillimisht, Kosova nuk është shtet islamik, por një shtet sekular në të cilin respektohet liria e feve si në çdo shtet tjetër demokratik. Kosova ka kushtetutën më moderne në Evropë kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe për kujdesin ndaj minoriteteve”, kishte thënë Lama për mediumin italian.
Të martën, presidenti kishte njoftuar se ka shkarkuar Alma Lamën nga posti i ambasadores në Itali. Kujtojmë se Thaçi ishte zgjedhur president në vitin 2016 me votën e Alma Lamës.