Almeda Abazi sjell bashkëshortin në Shqipëri

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 12:41 | Nga

Një nga surprizat e natës finale të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars” do të jetë pa dyshim prania e aktorit turk, bashkëshortit të Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman.

Tolgahan ka mbërritur sot në Shqipëri, duke ardhur kështu për herë të parë në vendin ku ai është dhëndër. Ai dhe Almeda janë fotografuar në aeroport ndërkohë që Tolgahan ka dhënë një deklaratë për “Iconstyle.al”. ”Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”- ka thënë aktori i famshëm.

Ende nuk dihet roli që Tolgahan do të ketë natën finale të “DWS” por me siguri këto ditë çifti do i kalojë midis provave për spektaklin dhe takimeve me familjarët e Almedës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme