Partia Alternativa ka përkujtuar viktimat e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kjo ngjarje i ka bërë bashkë të gjitha shtetet e botës në luftën kundër terrorizmit të cilës iu bashkua edhe Kosova.
“Me 11 Shtator, 2001, u sulmua Amerika por e tërë Bota u bashkua dh u rikonfirmua se frika kurrë nuk e mund guximin dhe terrori kurrë nuk e mund gëzimin e jetës”, thuhet në postimin e partisë në Facebook.