Veseli: 11 shtatori është ditë e kujtimit të përkushtimit dhe heroizmit të qytetarëve

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, në ShBA.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë ky sulm ishte i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin.

Ai ka thënë se nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë.

Postimi i plotë:

Sulmi terrorist më 11 shtator 2001 në SHBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin.

Terrorizmi global po synonte të cënonte lirinë dhe sigurinë në shtetin që mbron dhe promovon botërisht këto vlera.

Kjo ditë, është ditë e kujtimit për mijëra viktimat e pafajshme, ditë e solidaritetit me familjet që humbën më të dashurit e tyre në vendin mik, ShBA-në.

Njëherësh është ditë e kujtimit të përkushtimit dhe heroizmit të qytetarëve që kjo tragjedi të ketë sa më pak pasoja.

Nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë, ndërsa qytetarët dhe shteti ynë iu bashkuan me vendosmëri aleancës globale kundër terrorizmit.

Kosova do të gjendet gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Zoti e bekoftë popullin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme