Drejtuesit e partisë më të re në Kosovë kanë zgjedhur Mitrovicën që ta bëjnë publike partinë e tyre që tashmë dihet se do të quhet “Alternativa”.
Deri më tani nuk dihet kush janë anëtarët tjerë të kësaj partie përveç kryetares aktuale të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të pavarur Ilir Deda.
Prezantimi i “Alternativës” do të bëhet sot në Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë në orën 12:00.