Alternativa përmes një komunikate thotë se dokumenti i prezantuar nga pozita ka nevojë për diskutim më të gjerë dhe përmirësime substanciale.
“Partitë në Qeveri duhet të kuptojnë se koncenzuesi nuk ndërtohet me veprime të njëanshme të tyre, por ai duhet të jetë produkt i një qëndrimi të përbashkët të gjitha partive politike parlamentare”, thuhet në qëndrimin e tyre.
Alternativa e konsideron të domosdoshme nevojën për platformë të përbashkët të Partive Parlamentare.
“Nëse kjo nuk mund të arrihet në këtë moment, atëherë vendi domosdo duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne e ritheksojmë se, Kosova në dialog me Serbinë nuk mund të përfaqësohet nga Presidenti i Kosovës për arsye të dëmeve të deritashme të shkaktuara me veprimet e tij të njëanshme”, thuhet tutje.
Alternativa bën thirrje që partitë politike të reflektojnë në nevojën e ndërtimit të koncenzusit me qëndrim të përbashkët për një proces të rëndësisë primare për shtetësinë e Kosovës.