Alternativa, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re sot kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për balotazhin e 19 nëntorit në Gjakovë.
Lajmi është bërë publik nga Ilir Deda.
Në garë për këtë komunë në raundin e dytë të votimeve të së dielës janë: Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.