Dani Alves edhe zyrtarisht është larguar nga Juventus dhe është lojtar i lirë në treg
Mbrojtësi brazilian ka njoftuar se është larguar nga Juventus, pa treguar skuadrën e tij të ardhshme.
Ai ka falënderuar të gjithë në Juventus për këtë mundësi dhe insiston se nuk është larguar për para, por për futboll.
Mediat italiane dhe angleze shkruajnë se skuadra e ardhme e Alvesit do të jetë Manchester City, ku lojtari do të ketë mundësi të luajë sërish me Pep Guardiolan.
Kjo është letra e plotë lamtumirës e Alvesit:
“Mendoj se Respekti im për skuadrën dhe tifozët ishte dedikimi im, pasioni im dhe krejt përkushtimi për ta bërë këtë klub më të mirë çdo ditë.
Ju kërkoj falje tifozëve të Juventusi se ndoshta ndonjëherë i kam fyer. Kurrë nuk kam pasur qellim, vetëm kam qenë spontan dhe disa njerëz e kuptojnë. Edhe pse nuk jam perfekt, zemra ime është e pastër.
Sot marrëdhëniet tona profesionale përfundojnë dhe unë do t’i marrë me vete të gjithë ata që më dashuri dhe zemër të pastër po e bëjnë Juventusin skuadër të madhe sërish.
Siç e dinë të gjithë, unë gjithmonë e them atë që mendoj dhe ndjej. Unë duhet t’i them faleminderit Marottas për mundësin që më dha, ai është profesionist i madh dhe dikush që e donë punën e tij si pak të tjerë.
Unë nuk luaj futboll për para. Unë luaj futboll sepse e dua këtë profesion dhe ata që janë pjesë e tij. Po e lë te ju që ta gjykoni atë që kam bërë dhe kam punuar për të.
Unë e dua futbollin dhe paratë kurrë nuk do të më dërgojnë në një skuadër tjetër”.