Alves: PSG është më e fortë me Neymar

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 15:05 | Nga

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Dani Alves e ka pranuar se ata janë më të fortë me Neymar
PSG nesër do të takohet me Real Madridin në kudër të Ligës së Kampionëve, ku i duhet të përballet pa yllin kryesor Neymar, i cili është i lënduar.

Mungesën e tij e vëren edhe Dani Alves, i cili thotë se me Neymar janë më të fortë, ani pse e pranon se edhe pa të, PSG ka sërish skuadër të fortë.

“Mungesa e Neymar? Kemi dy opsione: të ulemi e të qajmë, ose të ngrihemi e të bëjmë sikurse me Neymar. PSG natyrisht që është me e fortë me Neymar, por, edhe pa të është po ashtu e fortë”, tha Alves gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu tha se ndeshja e nesërme nuk është më e forta në karrierën e tij, por do të jetë e vështirë dhe e rëndësishme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme