Amadeus bëhet partner strategjik teknologjik i ANP-së me një marrëveshje të zgjeruar

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Hapi tjetër në projektin e madh të modernizimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është kalimi i aeroportit në internet “cloud” me një teknologji të re në operime dhe shërbime të udhëtarëve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka qenë në rrugën e ofrimit të shërbimeve më të përparuara
për udhëtarë gjatë dekadës së fundit, duke filluar me marrëveshjen 20-vjeçare të ekskluzivitetit të
qeverisë së Kosovës me Limak Group në 2011. Gjatë viteve, aeroporti ka instaluar Amadeus Altéa
për kontrollin e nisjes për ofruesit e shërbimeve në tokë duke mundësuar kështu shërbime më të
qëndrueshme për pasagjerë dhe systemin e Amadeus për bashkërendimin e bagazheve për të
zvogëluar trajtimin e pakujdesshëm, si dhe proceset e automatizuara të regjistrimit të udhëtarëve
dhe lëshimit të bagazheve të mundësuar nga Amadeus.

Sot, Limak Kosovo International Airport Sh.A., kompania operuese e aeroportit, forcon partneritetin
e saj strategjik afatgjatë me Amadeus duke migruar të gjitha zgjidhjet e veta të trajtimit të
pasagjerëve nga fillimi deri në fund përmes internetit, për të rritur opsionet e vetë-shërbimit për
udhëtarët dhe për të ofruar një përvojë më të këndshme në aeroport.

Pasagjerët tani do të jenë në gjendje të regjistrohen në kioskat e vetë-shërbimit, të hedhin çantat e
tyre në vendet e vetë-shërbimit, të skanojnë kartelat e tyre të imbarkimit nga telefonat celular ose
të printuara duke përdorur zgjidhje të automatizuara dhe të kalojnë nëpër pika kontrolli të
automatizuara para sigurimit deri në portat e imbarkimit. Të gjitha këto do të përshpejtojnë
kontrollet e pasagjerëve dhe do të zvogëlojnë gabimet njerëzore. Duke hequr varësinë e aeroportit
në teknologjinë fikse të trashëguar, shërbimet e pasagjerëve tani mund të rriten ose zvogëlohen
shpejt në bazë të kërkesës së pasagjerëve dhe pikat e shërbimit të pasagjerëve mund të vendosen
ose zhvendosen kudo përbrenda Terminalit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjithashtu do të prezantojë Airport Management Suite (AMS) të
Amadeus për të menaxhuar informacionin për oraret e fluturimeve një vit më parë, duke u ofruar të
gjithë palëve të interesuara të aeroportit një pasqyrë të përbashkët afatgjatë operacionale dhe
rritjen e efikasitetit. Sistemet e reja operacionale ofrojnë dhe përditësojnë informacione të
rëndësishme të fluturimeve në lokacionet kryesore rreth aeroportit dhe prezantojnë algoritme të
avancuara optimizimi që menaxhojnë më mirë burimet e përbashkëta të aeroportit si
vendqëndrimet, portat dhe sportelet e kontrollit në mesin e linjave ajrore që operojnë nga Prishtina.

Gökmen Aritay, COO, Limak Kosovo International Airport JSC, tha: “Ne jemi të përkushtuar të
ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Thellimi i partneritetit tonë me Amadeus ishte hapi tjetër logjik në projektin e madh të modernizimit
të teknologjisë që po ndërmarrim aktualisht dhe ne mezi presim të ofrojmë shërbime më të shpejta
dhe më efikase për udhëtarët tanë. Ne synojmë të jemi një nga aeroportet me performancën më të
mirë në Evropë dhe teknologjia bashkëkohore është në qendër të strategjisë sonë.”

Yannick Beunardeau, SVP Operimet e Aeroportit & kompanive ajrore EMEA, Amadeus shtoi:
“Pasagjerët presin një përvojë të këndshme dhe pa stres në çdo pikë shërbimi në Terminal. Me
qëllimin tonë për ta bërë përvojën e udhëtimit më të mirë për të gjithë, kudo, ne jemi të kënaqur që
jemi zgjedhur si partneri strategjik teknologjik i Aeroportit Limak të Prishtinës pas kaq shumë vitesh
partneritet. Është një besim i madh që pothuajse të gjitha proceset e pasagjerëve dhe të operimeve
në aeroport tani mundësohen nga teknologjia Amadeus.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të kalojë në mënyrë progresive në elementët e rinj të
zgjidhjeve të Amadeus për trajtimin e pasagjerëve dhe menaxhimit të aeroportit nga fillimi në fund
gjatë vitit 2023.

Të ngjashme