Amaneti i Kasandrës

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 09:27 | Nga Naomi Conrad

Presidenti gjerman Gauck mban fjalën e lamtumirës duke paralajmëruar politikanët.

Shumë shpesh muajt e fundit ndjehej papritur shqetësimi, madje edhe frika, se ne jemi duke rrëshqitur pashmangshmërisht drejt një humnerë. Një humnerë të krijuar nga urrejtja, nacionalizmi dhe gënjeshtra. Në ditë p.sh. kur strehimoreve të azilkërkuesve u vihej zjarri ose njerëzit shprehin zemërimin e tyre para kamerave. Ose në ditët kur fillimisht britanikët dhe më pas amerikanët votuan për t’u mbyllur në kapsulën e tyre, nën maskën e gjoja vetëvendosjes dhe të “menaxhimit” më të mirë të kufijve.

Pakënaqësia u ushqyer më tej nga faqet e komenteve në internet dhe rrjetet sociale, ku njerëzit flisnin duke bërë bujë kundër refugjatëve, politikanëve dhe mediave dhe duke folur kudo për komplotet. Partia AfD shënoi rritje në sondazhe dhe shprehet kundër të huajve, qëndrimit të hapur dhe tolerancës. Në fund sulmi në Berlin dhe kjo listë mund të vazhdojë më tej.

Kohë të ashpra

Kjo ndjenjë sikleti ushqen ndjenjën e pakëndshme se gjenim para përmbysjesh të rrezikshme, një kohe kur njerëzit kanë frikë, jepen drejt ksenofobisë dhe proteksionizmit, një nacionalizmi “ne kundër atyre”, që mendonin se qe kapërcyer prej kohësh dhe qe demaskuar si një marrëzi prej luftërave botërore të shekullit të kaluar.(DW)

 

Të ngjashme