Amazon po shton personelin e saj me plot 30 mijë vende të reja pune dhe për të ndihmuar në përmbushjen e këtij qëllimi dhe kompania po planifikon të organizojë ditët e karrierës në gjashtë qytete në SHBA. Pozitat përfshijnë një larmi aftësish dhe nivelesh përvoje, që nga punëtorët operacionalë e deri tek inxhinierët apo zhvilluesit e programeve.
Të gjitha punët janë të përhershme dhe shumica e tyre janë poste me kohë të plotë. Të gjitha paguhen të paktën 15 dollarë në orë dhe Amazon tha se do të fillojë punësimin për sezonin e festave në javët e ardhshme, përcjell Telegrafi.
Dita e Karrierës do të zhvillohet në 17 shtator në Arlington, Virginia, vendndodhja e selisë së dytë të kompanisë, si dhe në Boston, Chicago, Dallas, Nashville dhe qytetin ku Amazon u themelua fillimisht, në Seattle.
Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të flasin me punëtorët aktualë të Amazon për të mësuar më shumë rreth kompanisë dhe gjithashtu do të kenë mundësi të marrin pjesë në procese të caktuara pune, gjatë intervistave. Përveç kësaj ata mund të angazhohen edhe në lidhje me shitjen e produkteve të tyre në Amazon ose mënyrën se si të fillojnë një biznes që transporton dhe shpërndan porosi.
Procesi i marrjes në punë të Amazon ndryshon nga të zakonshmet, por mund të përfshijë një aplikim në internet, vlerësimin, intervistën telefonike dhe një intervistë të drejtpërdrejt.