Ekonomia Online
FUNDIT

Amazon shiti 4.2 miliardë dollarë brenda një dite

Amazon shiti 4.2 miliardë dollarë brenda një dite

Blerësit shpenzuan 4.2 miliardë dollarë gjatë Prime Day të Amazon.com Inc. të nisur ditën e Hënë, duke u rritur me 33% nga një vit më parë, sipas vlerësimeve të analistit Michael Pachter pranë Wedbush Securities Inc. Pachter e bazoi vlerësimin e tij mbi informacionin që kompania kishte nxjerrë, duke përfshirë edhe faktin që ajo ka […]

Blerësit shpenzuan 4.2 miliardë dollarë gjatë Prime Day të Amazon.com Inc. të nisur ditën e Hënë, duke u rritur me 33% nga një vit më parë, sipas vlerësimeve të analistit Michael Pachter pranë Wedbush Securities Inc.

Pachter e bazoi vlerësimin e tij mbi informacionin që kompania kishte nxjerrë, duke përfshirë edhe faktin që ajo ka pasur më shumë se 100 milionë produkte për të dërguar dhe se bizneset e vogla dhe të mesme shitën më shumë se 1 miliardë dollarë mallra gjatë 24 orëve të para që nga dita e Hënë. Dyqani i Amazon përmban produkte të vetat si dhe mbi 2 milionë tregtarë të pavarur, të cilët i paguajnë komisione Amazon dhe tarifa për ruajtjen, shpërndarjen dhe shitjen në platformë.

Kategoritë me rritje më të shpejtë ishin produktet e kafshëve shtëpiake, mallrat sportive, produktet ushqimore dhe kozmetike, gjë që tregon se Prime Day nuk kufizohet vetëm në produktet elektronike.

Shitësit e pavarur të Amazon gjithashtu patën një ditë të mirë. Shitjet e tyre u rritën me 28% gjatë 30 orëve të para të Prime Day krahasuar me vitin e kaluar, e cila zgjati vetëm 30 orë, sipas Skubana, një kompani softuerike e-commerce që grumbulloi të dhëna nga qindra konsumatorë që shesin në Amazon.

Të ngjashme