Ambasada e SHBA-ve mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës, dhe Kryetarit të Mitrovicës Veriore Rakiq lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë.
“Ne përshëndesim kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri. Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-s për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.