Ambasada amerikane në Prishtinë përmes rrjetit social Twitter ka shpërndarë një video që vë në pah gënjeshtrat e presidentit rus Vladimir Putin.
Në postimin e ambasadës thuhet se qeveria ruse ka një histori të gjatë të dezinformimit dhe të akuzave për shtetet tjera që kanë kryer krime e të cilat në të vërtetë i kryen vet Rusia.
“Qeveria ruse ka një histori të gjatë dezinformimi, akuzash dhe operacionesh false për të akuzuar vendet e tjera për vetë shkeljet dhe mizoritë që vetë Rusia po kryen. Shikoni disa shembuj specifikë, duke përfshirë ato në Ukrainë”, thuhet në mbishkrimin e videos.