Ambasada amerikane: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, jo dhuna, janë rrugët drejt lirisë

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në vend, Anu Prattipati, sot bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim, ambasada amerikane e përshkroi Rugovën si një “vizionar të paqes” dhe tha se ai i mësoi botës cilat janë rrugët e vërteta që çojnë drejt paqes.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Si një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, shkroi ambasada.

Të ngjashme