Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për medie i ka bërë sërish thirrje Qeverisë që të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Sipas njoftimit të Ambasadës Qeveria duhet të marrë hapin e guximshëm për heqjen e taksës. Njoftimi i plotë: Në kohë si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç. Është koha për Kosovën dhe […]
Ambasada Amerikane sërish thirrje për Qeverinë: Bëni hapin e guximshëm, hiqeni taksën

Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për medie i ka bërë sërish thirrje Qeverisë që të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Sipas njoftimit të Ambasadës Qeveria duhet të marrë hapin e guximshëm për heqjen e taksës.
Njoftimi i plotë:
Në kohë si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç.
Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave.
Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat që tani.











