Ambasada britanike në Bosnje dhe Hercegovinë ka njoftuar se Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik rrezikoi marrëdhëniet me Londrës duke përhapur akuza të pabaza dhe pohime të rrejshme për politikën e vendit.
“Është zhgënjyese që Dodik vendosi të paraqesë Mbretërinë e Bashkuar si një lloj kërcënimi ndaj Republikës Serbe. Fabrikimi i kërcënimeve të rreme mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbledhur poena zgjedhor, por rrezikon marrëdhëniet afatgjata me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade, raporton agjencia Hina, transmeton Klan Kosova.