Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka mbetur e befasuar me mikpritjen që po ju bëhet shtetasve anglezë në Prishtinë.
Ambasada britanike përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një atmosferë e shkëlqyer po mbizotëron në qendër të Prishtinës ku dy tifozëritë po festojnë së bashku.
Në njoftimin e ambasadës po thuhet se tani ka ardhur koha e lojës mes Kosovë dhe Anglisë dhe le të fiton skuadra më e mirë që do të jetë në fushë.
“Ka ardhur koha…ngazëllimi i madh në Prishtinë, gjersa tifozët e Kosovës dhe Anglisë po festojnë së bashku në mes të një atmosfere të shkëlqyer në qendër të qytetit. Le të fitojë skuadra më e mirë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook, percjell metro.