Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se pret nga institucionet e Kosovës të organizojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Përmes një njoftimi, ambasada franceze ka thënë se certifikimi i kandidatëve është i përcaktuar me ligj.
“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësin e ankesës.
Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në njoftimin e ambasadës.