Ambasada e Holandës dhuron donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u  nënshkrua marrëveshja e dorëzim-pranimit të donacionit “Pajisje për testimin e frenave të automjeteve”, të cilin  Ambasada  e Holandës në Kosovë i dhuroi FSK-së.

Të pranishëm në këtë ceremoni  ishin: Ambasadorja  e Holandës në Kosovë znj. Gerri Willems, zëvendësministri i FSK–së Burim Ramadani, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjenerallejtënant Rrahman Rama,   drejtori i NALT-it  gjeneral brigade Uwe  Becker,  drejtori për Operacione në MFSK  gjeneral major Gëzim Hazrolli, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral Brigade Enver Cikaqi,  zëvendëskomandanti  i  KFT-së gjeneral brigade Xhevahir Geci, atasheu  i Mbrojtjes së Holandës nënkolonel Theo  Pljner, si  dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Zëvendësministri i parë i FSK-së z. Burim Ramadani,  duke vlerësuar donacionin dhe rëndësinë e tij, u shpreh falënderues për shtetin e Holandës: “Jemi shumë falënderues ndaj jush për këtë donacion mjaft domethënës, i cili mund të them se na bënë të ndihemi edhe shumë krenarë, pasi që jemi të parët në Ballkan që posedojmë pajisje të tilla. Duke pasur parasysh misionin që  ka FSK-ja, shpresojmë që me këto pajisje të mund t’ ju dalim në ndihmë edhe shteteve fqinje”.

Ndërkaq, ambasadorja e Holandës në Kosovës,znj. Willems, përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, duke u shprehur  së ky  bashkëpunim  do të vazhdojë edhe  në të ardhmen, dhe siç tha ajo “ shpresoj që FSK-ja të jetë njësi e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Ndërsa, atasheu  i Mbrojtjes së Holandës, nënkolonel Theo  Pljner, për sa i përket këtij donacioni u shpreh: “Donacionin të cilin jemi duke e dorëzuar sot është pjesë e planit  bilateral  të bashkëpunimit 2018-2019, i cili cilësohet si donacion i cilësisë së lartë për inspektimin  e pajisjeve që do t’ju mundësojë mirëmbajtjen e pajisje në nivel më të lartë”

Ai gjithashtu shtoi se është i sigurt se  Gjermania do të përkujdeset edhe këtë herë për t i  trajnuar pjesëtarët e FSK-së për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Në fund,  rreshter majori gjerman Stefan Steiber bëri një prezantim  të shkurtër të pajisjeve dhe tregoi për rëndësinë që ato do të kenë në mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të  Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu ai sugjeroi që të dërgohen  pjesëtarë  të FSK-së në Gjermani në mënyrë që të aftësohen për përdorimin e këtyre pajisjeve .

Mbështetja e  vazhdueshme e partnerëve tanë ndërkombëtarë në të gjitha proceset ka qenë dhe  është një shtytje e madhe për FSK-në që t’i zhvillojë dhe më tej kapacitetet e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme