AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

AMC përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot është bërë dorëzimi i donacionit të pajisjeve mjekësore në vlerë monetare rreth 11,000 euro.

Në njoftim thuhet se paisjet mjekësore që u dhuruan janë dy bilirubinometra dhe dy monitora për fëmijë. Këto pajisje u dhuruan si donacion në Klinikën e Neonatologjisë dhe Klinikën e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ky donacion u mundësua falë përkrahjes së vazhdueshme nga Cycle Kosovo for Children, të cilët janë inicues të tureve të çiklizmit në mbështetje të AMC-së, për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë.

“AMC dhe CKC falenderon të gjithë sponzorët që e mbështetën këtë iniciativë. Falenderojmë sponzorët general: Trepharm dhe Kivo. Sponzorët tjerë që e mbështetën këtë iniciativë janë: Altec, BPB, EcoVent, Koslabor dhe sponzorin medial TV Dukagjini. Gjithashtu, falenderojmë mbështetësit e kësaj iniciative si Eulex, Policia e Kosovës, Frutomania, Bike Friendly Cafe, Miqt pub, dhe Shtëpiaku”.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor të cilat ofrojnë zgjidhje afatgjata”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme