Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite e feston pavarësinë gati 1 muaj pas

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Gati një muaj me vonesë, Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite ka njoftuar se e kanë festuar pavarësinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada në Riad ka njoftuar sot se ka organizuar pritje, vetëm shtatë ditë para se të bëhen një muaj nga 15 vjetori i pavarësisë.

“Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku tha se udhëtimi i Republikës së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë, ishte i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Të ngjashme